Holli i Teatrit “Migjeni” në Shkodër u kthye në një mjedis emocionesh artistike përmes koncertit operistik “Udhëtim në Opera”, një mbrëmje që bëri bashkë publikun artdashës dhe emra të rinj të muzikës lirike shqiptare. Nën dirigjimin e maestro Gjon Shllakut, në këtë mbrëmje u interpretuan vepra të njohura shqiptare dhe ndërkombëtare, duke sjellë një atmosferë elegante dhe të ngrohtë artistike.

Koncerti solli në skenë solistët Lukë Mllugja, Ivan Tanushi, Gerald Lazri dhe Denisa Hardadhija, të cilët u duartrokitën gjatë nga publiku i pranishëm. Ndërhyrjet poetike të Zef Ndojës i dhanë mbrëmjes dimensione të tjera duke e pasuruar më shumë atë.

“Udhëtim në Opera” erdhi si një mbrëmje e veçantë duke rikthyer vëmendjen tek muzika klasike dhe jeta artistike në qytet.