Një rikthim pas 30 vitesh në auditorët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” ishte për Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, takimi me studentët shkodranë. Në fokus ishte integrimi evropian dhe roli i të rinjve në këtë proces.
Ministri theksoi për mediat e pranishme se Shqipëria nuk ka pengesa në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe se takime të tilla shërbejnë për të informuar studentët.
Rektori Tonin Gjuraj u shprehur se BE është një garanci sigurie për vendin dhe se ka mbështetje të gjerë politike për këtë proces.
Takimi u mbyll me diskutime të hapura me studentët mbi integrimin dhe mundësitë që ai sjell.
