Velipoja ka njohur një gjallërim të ndjeshëm këtë fundjavë, duke u mbushur me vizitorë vendas dhe të huaj, çka konsiderohet si një sinjal i hershëm për një sezon turistik premtues. Zona bregdetare po hyn gradualisht në ritmet e verës, me frekuentim të lartë dhe interes në rritje nga pushuesit.

Autoritetet lokale kanë rritur vëmendjen ndaj hapësirave publike, duke garantuar funksionimin në eficencë të plotë të shërbimeve, me fokus te pastërtia, rendi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës turistike. Këto masa synojnë të krijojnë kushte optimale për një eksperiencë sa më cilësore për vizitorët.

Pushuesit e cilësojnë Velipojën si një ndër destinacionet më të preferuara të veriut, duke vlerësuar veçanërisht rërën kurative, ajrin e pastër të pishave dhe qetësinë që ofron kjo zonë natyrore.

Me këtë ritëm, Velipoja po hyn në sezonin turistik me pritshmëri të larta, aty ku natyra dhe përkujdesja për hapësirën publike bashkohen për të ofruar një përvojë të denjë për çdo vizitor.