Në hollin e Teatrit “Migjeni”, larg zhurmës së skenës, Çun Lajçi ka zgjedhur një kënd të thjeshtë mes librave të tij. Një letër e vendosur përpara tyre me mbishkrimin “Blej libra” dhe një komunikim i ngrohtë me çdo qytetar që e takon nga afër. Pavarësisht një karriere mbi 45-vjeçare, Lajçi refuzon epitetin “i madh”, duke theksuar se nuk ndihet rehat me të.
Ai rikthehet në kujtime, duke përmendur një episod të vitit 1997 në këtë teatër, ku mbeti i befasuar nga thjeshtësia e aktorëve shkodranë. Por, përtej emocioneve, artisti nuk heziton të ngrejë edhe kritika.
Ndërkohë, në interpretimin e tij për publikun shkodran, Lajçi zgjedh të mos qëndrojë në skenë, por të zbresë pranë spektatorëve, duke krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë me ta.
