23 prilli shënon Ditën Botërore të Librit, një datë që i kushtohet promovimit të leximit dhe vlerësimit të librit si një pasuri e pazëvendësueshme kulturore. 

Shkrimtari i njohur për fëmijë Xhahid Bushati ndalet te sfidat, të cilat e ndjekin sot një autor në raport me lexuesin dhe me shtëpitë botuese.

Megjithatë, Bushati nuk e sheh epokën e teknologjisë si një kërcënim për librin, por si një realitet me të cilin ai duhet të bashkëjetojë.

Dita Botërore e Librit përfaqëson në vetvete një simbolikë që ka të bëjë me lidhjen e pandashme mes autorit dhe lexuesit në çdo kohë.