Bashkia Shkodër, përmes Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, po vijon organizimin e aktiviteteve informuese dhe ndërgjegjësuese në mbështetje të fëmijëve në situatë rruge dhe familjeve të tyre.

Këto aktivitete synojnë rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve mbi shërbimet sociale që ofrohen, si dhe orientimin e fëmijëve drejt strukturave përkatëse, të cilat garantojnë mbrojtje, kujdes dhe mundësi për zhvillim të shëndetshëm.

Në një prononcim, drejtoresha e përgjithshme e Shërbimit Social në Shkodër, Edita Shoshi, thekson rëndësinë e bashkëpunimit të komunitetit për trajtimin e këtij fenomeni.

Institucionet u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos dhurojnë para fëmijëve në rrugë, duke nënvizuar se ndihma më efektive është referimi i tyre pranë shërbimeve sociale, të cilat ofrojnë mbështetje konkrete dhe afatgjatë për të parandaluar shfrytëzimin dhe përjashtimin social.