Një incident i papritur është regjistruar në radhët e Vllaznisë gjatë një seance stërvitore, vetëm pak ditë përpara përballjes së rëndësishme në kampionat.
Bëhet me dije se dy futbollistët, Melos Bajrami dhe Charles Bismark, janë përfshirë në një debat pas një ndërhyrjeje të gabuar në fushë. Situata ka degraduar në shtyrje fizike mes tyre, duke detyruar ndërhyrjen e menjëhershme të pjesëtarëve të tjerë të skuadrës për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit.
Pas ndërhyrjes së shokëve të ekipit dhe stafit, gjakrat janë ftohur dhe situata është normalizuar, pa pasoja të mëtejshme.
Ndërkohë, Vllaznia vijon përgatitjet për ndeshjen e së shtunës në transfertë ndaj Partizani, një sfidë kyçe në garën për titull. Shkodranët aktualisht ndajnë vendin e parë të renditjes me 53 pikë, po aq sa edhe Elbasani, duke e bërë këtë takim edhe më vendimtar për ecurinë e sezonit.
