Shkodra do të shndërrohet sërish në kryeqendrën e muzikës jazz, teksa nga 11 deri më 31 gusht do të mbahet edicioni i 16-të i “Shkodra Jazz Festival”. Programi i këtij viti përfshin një sërë koncertesh dhe masterklasash të ndara në kategori të ndryshme, duke ofruar një përvojë të pasur për publikun dhe artistët pjesëmarrës.
Drejtori artistik i festivalit, Florian Jakaj, veçon risitë e këtij edicioni. Një ndër momentet kulmore do të jetë koncerti i posaçëm i dedikuar 20-vjetorit të shoqatës “Rrok Jakaj”.
“Shkodra Jazz Festival” mbetet një ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore të verës në qytetin e Shkodrës, që mban gjallë lidhjen e hershme që ky qytet ka me muzikën Jazz.
