Kinema “Republika” çeli dyert për shkodranët në ceremoninë e hapjes së edicionit të shtatë të festivalit “Ekrani i Artit”. Nën titullin “Solitude and Multitude” filmat e edicionit të sivjetshëm eksplorojnë këto skaje të pandashme të ekzistencës njerëzore ku vetmia dhe shumësia, individi dhe komuniteti, thjeshtësia dhe kompleksiteti, intimiteti privat dhe dimensioni publik përvijohen mes nuancash, kalimesh e sfumaturash të panumërta.
Kjo natë e parë nisi me një material kushtuar gruas së parë shkencëtare nga Shqipëria, Sabiha Kasimati, pushkatuar pa gjyq prej regjimit monist
Pas kinema “Republika”, aktivitetet vijuan në ish-Konsullatën e Italisë me një program video, kuruar nga Ajola Xoxa ndërsa u mbyll në mbrëmje vonë me muzikë live.
