Artisti me famë botërore, tenori nga Kosova Ramë Lahaj do të zhvillojë koncertin e parë recital në vendin tonë dhe pikërisht në Shkodër. Sheshi kryesor në Shirokë do të jetë vendi ku do të mbahet ky koncert, të shtunën e datës 8 qershor në orën 20:00. Artisti nuk ka mbërritur në Shkodër i vetëm pasi atë duket se po e shoqëron një tjetër emër i njohur botëror, Alessandro Safina. Të dy ata kanë shijuar natyrën e bukur që ofron Shiroka.
Ramë Lahaj shkruan kështu në postimin e tij në Facebook:
Nga Shiroka e bukur me mikun tim @alessandrosafinaofficial . Me kënaqësinë ma të madhe tuj tregu bukuritë natyrore, e mrekullitë kulturore të Shkodër loces tonë. Nuk ka kënaqësi ma të madhe se me ia servu dynjasë vlerat e traditat e verteta shqiptare. Secili pres nesh e ka për detyrë me kontribu në imazhin e vërtetë të shqiptarëve, e jo at negativ që asht lobu ndër vite nga dashakeqasit tanë. Me këtë rast ju ftoj në koncertin tim të datës 8 qershor në Sheshin e Shirokës në ora 20:00. Të organizuar nga Bashkia e Shkodrës, nën patronatin e z. @becibenet .
Mirupafshim e paçi bekimin e Zotit.

