Një jetë në skenë për aktorin shkodran të humorit Edmond Halili dhe 50 vitet e karrierës ka vendosur t’i festojë me recitalin e tij “Mond Halili Show”. Për t’i paraprirë kësaj shfaqje të bukur që teatri “Migjeni” do të rezervojë për artdashësit shkodran, u organizua konferenca për mediat në hollin e teatrit.
Bashkëpunëtorët e tij Dana Xhaj dhe Muhamet Çekini numërojnë vite të shumta në skenë me aktorin Edmond Halili. Koncerti recital i aktorit shkodran është njëherazi edhe një rikthim i bukur i nostalgjisë së estradës ndër vite.
“Mond Halili Show” do të zhvillohet në datën 15 nëntor 2023 në teatrin “Migjeni” në orën 19⁰⁰.
