Prej ditësh në Galerinë e Arteve në Shkodër po bëhen përgatitjet e nevojshme për ekspozitën më të re “Lulani në Shkodër” ndërsa ka mbetur një ditë nga çelja e saj, ato janë drejt fundit.

Ormira është e bija e piktorit të shquar të shek. XX Ismail Lulanit dhe ajo tregon se kjo ekspozitë vjen në kuadër të 90-vjetorit të lindjes së tij.

Mesazhi i kësaj ekspozite ka të bëjë me përjetësinë e veprave të artistëve, të cilët edhe pse ndahen fizikisht nga kjo botë ato jetojnë sërish me artin e tyre.

Koleksioni i piktorit Ismail Lulani përfshin rreth 100 piktura dhe 1800 vizatime prej të cilave një pjesë qëndrojnë ende të paekspozuara për publikun.

Ekspozita “Lulani në Shkodër” do të çelet zyrtarisht ditën e shtunë në orën 19⁰⁰ në Galerinë e Arteve në Shkodër ndërsa ajo do të qëndrojë e hapur deri më 23 mars.