Media prestigjoze spanjolle, RTVE, ka përzgjedhur të bëjë pjesë të ciklit televiziv “Shtegtim me Juan e Migas”, sitin e kalasë “Rozafa” përmes personazhit Juan dhe qenit të tij besnik, Migas, të njohur në median spanjolle si udhëtarë të pandarë.

Dymbëdhjetë vite më parë, Juan adopton Migas, në një qytet në Badajoz ku një banor i zonës kishte disa këlyshë për dhurim. Mes tyre ishte Migas ai që i shkeli syrin, duke ja marrë zemrën Juanit.

Nëse në fillim ishte shok jete, më vonë, Migas do të bëhej shoqërues udhëtimi kur Juan Frutos drejtoi dhe prezantoi programin “Senderos del Mundo”, ku Migas, luan një rol të rëndësishëm në dokumentarët e tij, duke promovuar atraksione kulturore dhe turistike në Evropë.