Ndërtesa shquhet për pamjen e saj madhështore por edhe unikale sepse është i vetmi objekt i ndërtuar me këtë stil në Shqipëri. Ndërtimi i saj u realizua sipas projektit të A. Briot-it, kryeinxhinierit me origjinë franceze pranë Guvernaturës së Shkodrës dhe jetoi deri pas pavarësisë.

Ndërtimi i saj filloi në vitin 1910 dhe përfundoi në vitin 1912 kur nisi lufta ballkanike. Ajo është konceptuar me një zgjidhje simetrike sipas boshtit ku në mënyrë vertikale trajtohet me një plastikë të pasur. Pjesa e sipërme e katit të dytë përfundon me një fronton që inkuadrohet brenda çatisë së tipit mansardë.

Fasada fragmentohet me një ritëm dritare pilastër që theksohet nga ndryshimi kronomatik i pjesëve konstruktive. Dekori është i përmbajtur. Kolonat jonike dhe balustrat e bëjnë që t’i rritet akoma edhe më shumë madhështia kësaj godine. Para saj shtrihet parku i qytetit i trajtuar estetikisht.