Ndërtesa shquhet për pamjen e saj madhështore por edhe unikale sepse është i vetmi objekt i ndërtuar me këtë stil në Shqipëri. Ndërtimi i saj u realizua sipas projektit të A. Briot-it, kryeinxhinierit me origjinë franceze pranë Guvernaturës së Shkodrës dhe jetoi deri pas pavarësisë.
Ndërtimi i saj filloi në vitin 1910 dhe përfundoi në vitin 1912 kur nisi lufta ballkanike. Ajo është konceptuar me një zgjidhje simetrike sipas boshtit ku në mënyrë vertikale trajtohet me një plastikë të pasur. Pjesa e sipërme e katit të dytë përfundon me një fronton që inkuadrohet brenda çatisë së tipit mansardë.

Fasada fragmentohet me një ritëm dritare pilastër që theksohet nga ndryshimi kronomatik i pjesëve konstruktive. Dekori është i përmbajtur. Kolonat jonike dhe balustrat e bëjnë që t’i rritet akoma edhe më shumë madhështia kësaj godine. Para saj shtrihet parku i qytetit i trajtuar estetikisht.

Per kuriozitet:Ne vitin 1991 mbas fillimit te hapjes se Shqipnise ndaj Botes,ne Komitetin Ekzekutiv te kohes,sot Bashkia Shkoder paraitet ne sportelin e dezhurnit nji burre i huej ne dukje,i moshuem dhei gjate ,i cili na tha: Une jam nji shkodran qe per mbi 50 vjet kam jetue jashte shtetit,jam i vellai i Ernest Halepianit,(ish futbollisti i Kombtares Shqiptare i viteve 1945-1946), dhe kam nji deshire me e pa kete ndertese per faktin se kete projekt te ing.francez e ka zbatue baba i jone ne vitet e fillim shekullit. Sot isha edhe tek Ura e Bunes me e pa sepse edhe at Ure ka kene baba i jone qe ka kene zbatues projekti.E shoqnuem ne korridoret e nderteses , dhe tue dale u shpreh i kenaqun per viziten dhe per faktin se ndertesa kishte mbete ne nji gjendje shume te mire.
PëlqejeniPëlqejeni