Një punë e madhe voluminoze me rreth 1600 faqe, me 200 profile artistike dhe me studime të mirëfillta për artin është finalizuar në librin “Antropologjia e artit” të profesor Përparim Kabos.
Në këtë libër me dy vëllime, një hapësirë e madhe i është dedikuar artistit të madh francez Victor Hugo ndërsa profesor Kabo ka përfshirë edhe shumë figura të shquara nga Shkodra, si një qytet që jeton me artin dhe pa të nuk bën dot.

Në takimin promovues të librit, të organizuar Rotary Club Shkodra, Përparim Kabo foli mbi përmasat e asaj që trajtohet në vëllimet e librit teksa dimensioni i shtrirjes kohore është rreth tre mijë vite përpara ndërsa iu desh një punë 12-vjeçare për përgatitjen e tij.
Shqipëria është një vend i vogël në hapësirën që zë në botë por siç shprehet Kabo, ajo ka për t’i treguar shumëçka botës me artin e saj.
Libri “Antropologjia e artit” e profesor Përparim Kabos është një dedikim për të gjithë artistët dhe ata që nuk e mendojnë dot jetën pa art.
