Situatës së vështirë që po përjeton bota me luftën e nisur nga Rusia ndaj Ukrainës duket se nuk i kemi shpëtuar as ne shqiptarët por në një qasje krejt ndryshe.
Artisti Alkent Pozhegu nga Gjakova ka realizuar keto ditë një mozaik të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ai është frymëzuar nga zhvillimet e ditëve të fundit në Ukrainë dhe kërkon të përcjellë mesazhin e paqes me artin e tij të veçantë. Me anë të këtij mozaiku ai synon t’i sensibilizojë të gjithë njerëzit që lufta nuk ka vend në epokën aktuale në të cilën jetojmë.
Për Alkentin kanë shkruar thuajse të gjitha mediat ndërkombëtare ndërsa së fundmi ai ishte i ftuar në programin e paradites “Disko Radio” në valët 92 mhz të Radio Shkodrës përmes një lidhjeje me Skype.
Alkenti shprehet se me shumë deshirë do ta realizonte një mozaik të një figure të rëndësishme atdhetare edhe në rrugët e Shkodrës në të ardhmen.
Kryesisht punimet e tij bëhen me kokrra gruri, fasule ose misër. Artisti është shquar për realizimin e portreteve të artistëve të ndryshëm dhe është bërë pjesë e Guinness-it. Alkent Pozhegu është shpallur fitues herën e parë me portretet e Cristiano Ronaldos dhe Leo Messi-t, më pas me portretin e Rita Orës dhe i fundit ishte ai i Donald Trump.
