Artistja e njohur shkodrane, Shpresa Rranxa u rikthye në një dalje publike pas plot 3 vitesh mungesë dhe këtë rikthim zgjodhi ta bëjë në programin e pasdites “Kënga Juaj” në Radio Shkodra.
Shpresa Rranxa ndau me dëgjuesit e programit momente të bukura dhe të vështira nga karriera e saj e pasur muzikore që nga pjesëmarrjet në festivalet e fëmijëve deri tek festivalet e para të këngës fillimisht në radio e më pas në radiotelevizion.
Pyetjes që ju bë artistes shkodrane nëse do të kishte një moment që ajo do ta fshinte nga jeta e saj, Shpresa Rranxa mes emocioneve të shumta foli për betejën e vështirë me Kancerin që kaloi pak vite më parë ku siç u shpreh edhe ajo vetë kishte patur momente që edhe ishte dorëzuar por fakti që gjendej pranë njërës nga vajzat e saj pranë ia kishte bërë më të lehtë përballimin e sëmundjes së rëndë, një betejë kjo e kaluar me sukses prej 4 vitesh.
Artistja nuk la pa përmendur edhe një dëshirë të sajën për të realizuar një koncert me këngë të repertorit të saj para publikut shkodran.
Për më shumë ndiqni intervistën e plotë duke klikuar më poshtë.
