Java e 13-të e kampionatit “Abissnet Superiore” rezervon duelin mes dy skuadrave veriore, Vllaznisë dhe Laçit. Kuqeblutë vijnë në këtë përballje pas dy fitoreve radhazi ndaj Elbasanit dhe Partizanit, duke synuar vazhdimësinë e rezultateve pozitive.
Statistikat e 10 përballjeve të fundit mes dy skuadrave, përfshirë edhe një takim miqësor, favorizojnë kurbinasit. Laçi numëron katër fitore, Vllaznia dy, ndërsa katër takime janë mbyllur në barazim. Përballja e fazës së parë të këtij sezoni, e zhvilluar më 13 shtator, përfundoi me fitoren 2-0 të Laçit.
Duelin e radhës e komenton edhe tekniku Armando Cungu, i cili gjatë karrierës së tij ka drejtuar të dyja skuadrat.
Fitorja e fundit e Vllaznisë ndaj Laçit në kampionat daton më 14 dhjetor 2024, kur shkodranët triumfuan me rezultatin 2-1. Kuqeblutë do të kërkojnë të përsërisin këtë sukses të shtunën, më 28 nëntor, në orën 16:00, në stadiumin “Loro Boriçi”.
