Bashkia Shkodër vijon punën për pastrimin e kanaleve kulluese në njësinë administrative Dajç, me qëllim mbrojtjen e tokave bujqësore nga përmbytjet dhe përmirësimin e kushteve për fermerët.

Aktualisht, ndërhyrjet po kryhen në 1,8 kilometra kanale të dyta kulluese, të cilat u shërbejnë tokave bujqësore të fshatrave Shirq dhe Darragjat. Pastrimi i tyre synon largimin më të shpejtë të ujërave të tepërta dhe lehtësimin e punimit të tokës.

Pastrimi i kanaleve kulluese mbetet i rëndësishëm për zonën e Dajçit, e cila përballet me rrezikun e përmbytjeve gjatë periudhave me reshje të dendura. Ndërhyrje të tilla synojnë të përmirësojnë kullimin e tokave dhe të zvogëlojnë dëmet e mundshme në bujqësi.