Transporti publik në Shkodër po përjeton ndryshime, si në përmirësimin e flotës së autobusëve, ashtu edhe në ofrimin e shërbimeve të reja digjitale. Përmes platformës online Lviz.al, qytetarët kanë tashmë mundësinë të ndjekin në kohë reale vendndodhjen e autobusëve dhe të informohen mbi kohën e mbërritjes së tyre në stacione, duke planifikuar më mirë lëvizjet e përditshme.

Qytetarët vlerësojnë përmirësimet e realizuara në transportin urban, duke i konsideruar ato një hap pozitiv drejt një shërbimi më cilësor dhe më të përshtatshëm për nevojat e tyre.

Modernizimi i flotës dhe prezantimi i platformës online Lviz.al janë pjesë e angazhimit të Bashkisë Shkodër për përmirësimin gradual të transportit publik. Synimi është lehtësimi i lëvizjes, reduktimi i kohës së pritjes në stacione dhe rritja e cilësisë së shërbimit për pasagjerët.

Ndërkohë, platforma online Lviz.al mbetet një alternativë e re digjitale për përdoruesit e transportit qytetas, ndërsa informimi dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për përdorimin e tij janë të rëndësishëm që ky shërbim të shfrytëzohet sa më gjerësisht.