26 gushti shënon 116-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, Gonxhe Bojaxhiut, shenjtores shqiptare që ia kushtoi jetën të varfërve dhe njerëzve në nevojë.
Në vitin 1928, në moshën 18-vjeçare, Gonxhe Bojaxhiu u largua nga Shkupi drejt Dublinit, për të nisur rrugëtimin e saj fetar. Pas largimit të saj, edhe familja, nëna Drane dhe motra Age, u shpërngulën nga Shkupi drejt Shqipërisë.
Një pjesë e historisë së familjes Bojaxhiu lidhet edhe me Shkodrën. Në lagjen e vjetër të qytetit, të njohur si “Badra”, ndodhet shtëpia ku gjatë viteve 1932-1933 jetuan nëna dhe motra e Nënë Terezës.
Studiuesi Dom Nikë Ukgjini sjell dëshmi dhe momente historike që tregojnë lidhjet e Nënë Terezës dhe familjes së saj me Shqipërinë dhe Shkodrën.
Kujtesa për shenjtoren shqiptare është e pranishme edhe në qendër të Shkodrës, ku ndodhet shtatorja e saj. Hapësira mban gjithashtu emrin “Sheshi Nënë Tereza”, duke e bërë figurën e saj pjesë të identitetit dhe kujtesës së qytetit.
116 vite pas lindjes, Nënë Tereza mbetet një prej figurave shqiptare më të njohura në botë dhe simbol i përkushtimit ndaj njerëzve në nevojë.
