Shkodra do të mirëpresë më 12 gusht edicionin e dytë të Youth Wave Festival, një aktivitet që organizohet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë. Drejtuesja e Qendrës Rinore “Atelie”, Mirza Berdica, bën të ditur se këtë vit festivali do të zhvillohet në hapësirën përpara Kinema “Republika”, ku pritet të mblidhen dhjetëra të rinj për një mbrëmje me aktivitete, argëtim dhe promovim të pjesëmarrjes rinore.

Përveç festivalit, gjatë gjithë muajit gusht Qendra Rinore “Atelie” do të organizojë edhe një sërë aktivitetesh të tjera, të përqendruara kryesisht në ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit dhe angazhimin e të rinjve në nisma komunitare.

Ky është viti i dytë që organizohet Youth Wave Festival. Edicioni i parë u zhvillua verën e kaluar në zonën liqenore të Shirokës, ndërsa këtë vit organizatorët synojnë një pjesëmarrje edhe më të madhe, duke e sjellë festivalin në qendër të qytetit për të përfshirë sa më shumë të rinj.