Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 20:05, në sheshin “Demokracia”, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., është përplasur me shtetasin Nexho Shabani, i cili po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi Nexho Shabani, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

I dëmtuari Nexho Shabani është figurë e njohur për qytetarët e Shkodrës për humorin dhe batutat e tij karakteristike, çka e ka bërë këtë ngjarje të marrë vëmendje të veçantë në opinionin publik.