Në skenën e Teatrit “Migjeni” në Shkodër po finalizohen përgatitjet për shfaqjen teatrore “Andrra e Nan’ Terezës, njerëzorja hyjnore”, një homazh kushtuar figurës së Nënë Terezës që do të vijë nën interpretimin e artistes së shquar të muzikës dhe teatrit, Justina Aliaj. Vepra mban regjinë e Gëzim Kames.

Shfaqja do të ngjitet në skenë më 13 dhjetor, në orën 19:00, duke sjellë për publikun një rrëfim artistik e shpirtëror mbi jetën dhe mesazhin e Nënë Terezës.