Në edicionin e radhës të serisë motivuese “Ta tham n’Shkodër”, organizuar nga Qendra Rinore “Atelie” dhe Këshilli Vendor i të Rinjve Shkodër, me mbështetjen e Bashkisë Shkodër dhe Qendrës për Hapje dhe Dialog, i ftuar i veçantë ishte boksieri i rekordeve, Nelson Hysa, me një karrierë 26-vjeçare.
Aktiviteti bëri bashkë të rinj nga Shkodra për të dëgjuar nga afër rrëfimin e një prej sportistëve më të suksesshëm që ka nxjerrë qyteti. Hysa shprehet edhe mbi objektivin që i ka vënë vetes për të ardhmen.
Iniciativa “Ta tham n’Shkodër” synon të sjellë në fokus personalitete frymëzuese që kanë nisur rrugëtimin e tyre nga Shkodra, duke treguar se besimi në vetvete dhe rrënjët janë burime fuqie për t’u përballur me botën.
