“Bashkëpunimi efektiv ndërmjet Këshillit Bashkiak dhe Shoqërisë Civile”, ishte tema që u trajtua këtë të hënë në Shkodër, organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në kuadër të projektit “Bashki të Forta”.

Ky aktivitet kishte si qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe Këshillit Bashkiak, me synimin për të rritur transparencën, llogaridhënien dhe përfshirjen qytetare në proceset e vendimmarrjes vendore.

Rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë me shoqërinë civile, përmes procesit të vendimmarrjes nëpërmjet transparencës dhe llogaridhënies publike ishte në themel të diskutimit publik.

Projekti “Bashki të Forta” synon të rrisë kapacitetet e shoqërisë civile për të kuptuar më mirë funksionet e Këshillit Bashkiak dhe për të kontribuar në një qeverisje të hapur dhe gjithëpërfshirëse.