Shejhdina është një vajzë 11-vjeçare nga Shkodra, që ndonëse artin e ka pasion, të ardhmen e sheh në mjekësi. Dashurinë për këngën e ka shpalosur në festivalin e zërave të rinj “Akullore Fest” në disa edicione, ku është vlerësuar me çmime për interpretimet e saj plot ndjenjë dhe energji.
Piktura është një tjetër pasion i madh ndërsa me pianon ka ndërtuar një marrëdhënie të veçantë që në klasën e parë, një instrument që e ndihmon të shprehë emocionet dhe të ushqejë dashurinë për artin.
Shejhdina është shembulli i vogël i një brezi që di të ëndërrojë, të mësojë e të krijojë, duke e mbajtur Shkodrën në piedestalin e talenteve të reja.
