Shkodra ka qenë gjithmonë një vatër e rëndësishme e përkthimit, duke sjellë përmes brezave letërsinë botërore në gjuhën shqipe. Këtë traditë e vijon sot me dinjitet shkrimtari dhe përkthyesi Zija Vukaj, i cili ka sjellë për lexuesin shqiptar një nga kryeveprat e letërsisë për fëmijë: “Aventurat e Pinokut” të Carlo Collodi-t.
Në panairin e librit mbajtur këtë vit në Prishtinë, përkthimi i tij u vlerësua si më i miri duke e rikonfirmuar Shkodrën si një qendër të gjallë të kulturës e të letërsisë. Megjithatë, Vukaj shpreh indinjatën e tij për faktin që kjo vepër e rëndësishme ende nuk është pjesë e programit shkollor të letërsisë për fëmijë.
Profesor Vukaj ndalet edhe tek ndikimi i inteligjencës artificiale në kohën moderne, duke theksuar se ajo nuk mund të zëvendësojë dot njeriun në përkthim.
Me punën e tij, Vukaj jo vetëm që i ofron fëmijëve shqiptarë mundësinë të njihen me letërsinë klasike botërore, por edhe e mban gjallë një traditë të vyer kulturore që Shkodra e ka trashëguar brez pas brezi.

Zotni Vukaj i ban jep kulturës shqiptare. Kontributi i tij i shumëanshëm asht shumë ma i vlerë e vëllimor nga ç’e njef publiku. Mendoj se duhet shkrue një “enciklopedia e letrave në Shkodër” ku të paraqiten qartë e të plotë profilet e kontributorëve në fushën e letrave shqip. Ju, u lumtë që sollët sadopak rreth figurës së Vukajt
PëlqejeniPëlqejeni