Shqipëria është shpallur kampione e Turneut të Parë Botëror të Futbollit për efektivët e policisë IPA, duke triumfuar me rezultatin 3-2 ndaj Zvicrës në finalen e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.
Në ceremoninë përmbyllëse, u ndanë çmime dhe medalje për ekipet dhe individët më të spikatur të turneut. Në kategorinë e femrave, Anglia u shpall fituese, pasi mposhti në finale Bullgarinë me rezultatin 3-1.
Në fjalët e tyre përmbyllëse, protagonistët e këtij suksesi theksuan rëndësinë e këtij eventi jo vetëm për sportin, por edhe për bashkëpunimin ndërkombëtar mes forcave të rendit.
Pas ndarjes së medaljeve, “Loro Boriçit” shpërtheu në festë duke përmbyllur në mënyrën më të bukur këtë turne ndërkombëtar me pjesëmarrjen e ekipeve nga e gjithë bota.
