Transporti urban në Shkodër vijon të përballet me problematika. Rrugët e qytetit janë të mbingarkuara për shkak të parkimit të makinave në anë të tyre, çka ndikon drejtpërdrejt në rëndesën e trafikut si dhe vonesat në qarkullimin e mjeteve të transportit publik.

Qytetarët që presin në stacione shprehen të pakënaqur kryesisht për kohën e gjatë të pritjes.

Bashkia e Shkodrës ka në plan një projekt për modernizimin e stacioneve të transportit urban, por aktualisht shumë prej tyre ndodhen në kushte jashtë standardit dhe nuk ofrojnë mbrojtje apo rehati për udhëtarët.

Në qytet funksionojnë ende vetëm dy linja urbane: Fermentim – Bahçallëk dhe Shkodër – Zogaj, të cilat nuk mbulojnë të gjitha zonat urbane. Qytetarët shpresojnë në përmirësime të këtij shërbimi i cili do ta bënte lëvizjen më të lehtë për ta.