Viti i Ri 2025 ka trokitur edhe në Shkodër. Qindra qytetarë dolën në shesh për të shijuar spektaklin e hedhjes së fishekëzjarreve dhe koncertin muzikor të artistit Eugent Bushpepa. I pranishëm në festime ishte edhe kryebashkiaku Benet Beci.
“Një 2025 të mbarë” është urimi që bëjnë qytetarët shkodranë në orët e para të këtij viti. Festa me muzikë në shesh vijoi deri në orët e vona duke përcjellë ritmin dhe energjinë e duhur në këtë fillimvit ndërsa nuk u shënua asnjë incident.
