Fundviti është një mundësi e mirë për të reflektuar dhe shfaqur një vëmendje më të madhe edhe ndaj katërputrakëve të vegjël. Në fakt vullnetarët animalistë e bëjnë këtë gjë në çdo ditë të vitit por festa mbetet festë. Në strehëzat për kafshët endacake të Shkodrës po përgatitet “darka” e Vitit të Ri. 

Nata e ndërrimit të viteve karakterizohet nga hedhja e fishekëzjarreve por për këtë animalistët kanë edhe një thirrje. Adoptimi i kafshëve endacake është urimi më i mirë që bëjnë animalistët dhe për vitin 2025.