E rrethuar nga fëmijët dhe një mjedis i ngrohtë ngjyrash, shkrimtarja me origjinë nga Berati, Ana Tisi, ishte e pranishme këtë të hënë në Bibliotekën “Marin Barleti”. Dashuria e saj për lexuesit e vegjël e nxiti të dhuronte rreth 80 libra për tre nga kopshtet e qytetit dhe Bibliotekën publike. Librat e dhuruar janë botime të vetë autores përgjatë viteve të ndryshme.

Më tej, shkrimtarja Tisi flet edhe mbi qasjen e fëmijëve me të lexuarit sot por edhe sfidat e letërsisë për të vegjël. Përmes librave të saj, Ana Tisi shpreh një botë magjike në të cilën bukuria dhe pastërtia janë ende të mundshme.