Festivali i Këngës në RTSH është ngjarja më e rëndësishme muzikore në vend. Fituesi i dalë nga votimi publik përfaqëson Shqipërinë në Eurosong. Në listën e artistëve pjesëmarrës për edicionin e 63-të nuk mungojnë as këngëtarët shkodranë. Martina Serreqi është njëra prej tyre teksa do ta prekë për herë të dytë skenën e Festivalit të Këngës. Vitin e kaluar ndonëse ishte debutuese, ajo u vlerësua me çmimin e kritikës.
Nuk kërkon të zbulojë shumë detaje nga prezantimi në këtë edicion por shprehet se krijimi artistik mbart emocion brenda tij. Në listën e të përzgjedhurve për Fest 63 nga Shkodra janë edhe artistët: Alis Kallaçi, Laorjan Ejlli dhe Adelina Correj si dhe grupi “Shkodra Elektronike”.
