Duket sa nostalgjike po aq edhe e pazakontë të udhëtosh me tren në vendin tonë. Por kjo nuk vlen për trenin e linjës Shkodër-Laç ku besimtarët që nisen për pelegrinazh drejt kishës së Shën Ndout e kanë mbushur plot atë. Ai niset në orën 6 të mëngjesit dhe udhëtimi zgjat rreth 2 orë e pak minuta.
Për besimtarët udhëtimi me tren është një mundësi e mirë për të ndjekur këtë proçesion ndonëse kushtet janë të mjerueshme.
Pasi ndalojnë në stacionin e Laçit, ata vijojnë rrugëtimin drejt vendit të shenjtë. Ai nuk i përket vetëm të krishterëve por të gjitha besimeve.
19 Marsi shënoi nisjen e 13 të martave për në kishën e Shna Ndout. Besimtarët luten për më shumë dashuri, mirësi dhe paqe në vendin e shenjtë.
