Ndonëse ditët e nxehta të verës vijojnë, puna në mjediset e brendshme të Galerisë së Arteve nuk është ndalur pasi në të po i jepet “dora e fundit” përgatitjeve për ekspozitën që pritet të çelet më 10 gusht. Disa nga fotografët e rinj shkodranë do të sjellin për publikun imazhe nga jeta e përditshme të fiksuara përmes objektivit në aparatin e tyre fotografik.
“Përhanshëm” është titulli i kësaj ekspozite që do të vijë e kuruar nga Rozafa Shpuza.
Pjesë e ekspozitës janë 10 fotografë ndërsa ajo do të përmbajë gjithsej 29 fotografi.
