Mbrëmja e sotme do të rikthejë festivalin dedikuar filmit “Indipendent Idromeno Film Festival” teksa ky do të jetë viti i dytë i organizimit të tij.

Në orën 20⁰⁰ të mbrëmjes së sotme në sheshin “Nënë Tereza” gjithçka do të nisë me koncertin e darkës, një tribute me disa nga këngët e grupit “Metallica”.

Festivali pritet të ketë një kalendar të pasur aktivitetesh deri në finalizimin e tij, më 12 maj.

Në edicionin e parë të tij vitin e kaluar, festivali “Idromeno” zgjati për plot një javë dhe pjesë e tij u bënë mbi 50 filma me metrazh të gjatë dhe të shkurtër së bashku.