Bashkëpunimi në mes universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe atij të Pejës “Haxhi Zeka” ka sjellë në Shkodër një formacion koral artistësh të rinj nga ky qytet i Kosovës. 
Një koncert me pjesë të veprave më të rëndësishme muzikore të autorëve shqiptarë dhe atyre botërore të interpretuar nga solistë por edhe instrumentistë në flaut, kitarë apo klarinetë duke bërë që të pranishmit në sallën e Rektoratit të universitetit ta shijonin deri në fund të tij. 
Dy drejtuesit respektivë të koreve në Shkodër dhe Pejë, Gjon Shllaku dhe Hysen Nimani tregojnë më shumë rreth këtij bashkëpunimi.
Kjo pjesëmarrje e studentëve dhe njëkohësisht artistëve të ardhshëm nga Peja në Shkodër premton të tjera bashkëpunime në kuadër të shkëmbimit të përvojave në mes dy universiteteve jo vetëm në fushën artistike por edhe fusha të tjera shkencore.
©️ Marjo Gjini