Artisti shkodran Sidi Kanani mbajti ekspozitën e tij personale në ambjentet e Galerisë së Arteve te Shkodrës.
Ekspozita “RRAVGIM” është një prurje domethënëse dhe më e avancuar me një kërkim disi më personal ose siç preferon ai ta quajë, “Rravgim” ku sfondi i pikturuar tenton ta fusë publikun në një materie të një tipi tjetër, një materie ndjesore.
Sidi Kanani ka studiuar në liceun “Prenkë Jakova” dhe më pas është diplomuar në Universitetin e Arteve në Tiranë në vitin 2001. Artisti shkodran ka marrë pjesë në shumë ekspozita lokale në Shkodër por edhe në kryeqytet.
Në vitin 2011 është vlerësuar me çmimin e parë në “ONUFRI 18”. Ai u konsiderua nga juria si piktori i jetës moderne.
Në fokus të punës së tij artistike është aspekti i përditshmërisë duke përdorur ngjyra të reduktuara dhe imazhe të rralla.
