Një ndër objektet më të rëndësishme që na lidhin me figurën patriotike të Pashko Vasës është padyshim shtëpia e tij, e cilat ndodhet jo larg qendrës së qytetit. E veçanta e kësaj shtëpie mbi 300-vjeçare është se ajo vazhdon ende të banohet sot e kësaj dite nga familjarët e patriotit shkodran Pashko Vasa. Aktualisht për shtëpinë po kujdeset Raimonda Vasa ose përndryshe bashkëshortja e nipit të atdhetarit të shquar. Raimonda është nga Korça por ka mbi 40 vite që jeton dhe kujdeset për këtë shtëpi.
Si një korçare e vërtetë, ndonëse i lexohet qartë dashuria që ka për Shkodrën, Raimonda tregon edhe për pasionin e saj që ka të bëjë me qëndisjen e perdeve, si një ornament që ja shton hijeshinë kësaj shtëpie të madhe shkodrane.
Raimonda tregon edhe përshtypjet që lënë vizitorët sapo vizitojnë shtëpinë e të madhit “Pashko Vasa” së bashku me detajet që u bien më shumë në sy atyre.
Megjithatë përtej qasjes pozitive, shtëpia e patriotit paraqet edhe problematika.
Kjo banesë, e mbrojtur nga shteti dhe e shpallur “monument kulture” i kategorisë së parë përbën një pikë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe asaj historike të vendit tonë.
Për të ndjekur intervistën e plotë klikoni këtu.
