Karakasi është kryeqyteti i Venezuelës dhe qendra ekonomike më e rëndësishme e këtij vendi. Me një popullsi prej 2 milionë banorësh, kjo e bën edhe qytetin më të madh në Venezuelë. Brenda qytetit, bie në sy Katedralja e Karakasit, një vulë e arkitekturës romake që daton nga shekulli i 17-të. Diçka që do t’ju tërheqë vëmendjen sapo të hyni në këtë qytet, janë edhe dy kullat binjake 225 metra të larta, që përbëjnë edhe një atraksion të rëndësishëm turistik. Karakasi njihet edhe si një vend i pasur me llojshmëri të botës shtazore, e gjithashtu është “shtëpi” për brejtësit më të mëdhenj në botë. Janë vetëm 17 vende në mbarë botën që konsiderohen mega-diversitete, kjo nga numri i specieve që gjenden në ato terrene dhe Venezuela është një prej këtyre vendeve.
Venezuela është e njohur edhe për diçka tjetër, ky vend ka fituar 6 herë kurorën e Miss Botës, duke bërë që të mbajë vendin e parë në kuadër të vendeve që kanë fituar më së shumti kurora bukurie, e menjëherë pas saj vijnë Mbretëria e Bashkuar dhe India me 5 të tilla. Ka shumë objekte interesante që mund të vizitoni në Karakas, e disa nga strukturat që nuk duhet t`ju ikin pa i parë janë: stadiumi i ndeshjeve të demave “Nuevo Circo de Carac”, Pallati i Bolivarit dhe Pallati “Las Academias”. Nëse flasim për ushqimin, një ndër ushqimet më të preferuara në Karakas është Arepas, që janë në fakt petulla të shijshme të mbushura me djathë ose me mish. Do t’i shijoni gjithashtu edhe shëtitjet me veturë në këtë vend duke qënë se një nga arsyet është edhe fakti se në Venezuelë çmimi i karburanteve është shumë i ulët, rreth 15 cent për litër, që e bën Karakasin një ndër vendet me karburantin më të lirë në botë.
