Rruga më e famshme e Kopenhagenit është “Nyhavn”, e cila gjendet afër bregdetit piktoresk shumëngjyrësh, që daton që nga shekulli i XVII dhe është i rrethuar me bare dhe kafene të shumta. Kur të shkoni në Kopenhagen, mos e lini pa e vizituar statujën e njohur si ‘Sirena e Vogël’, e cila është një nga statujat më të njohura atje, e bazuar në përrallat e autorit Hans Christian Andersen.
Për të parë vende akoma më përrallore në Danimarkë, ju duhet të vizitoni “Kopshtet e Tiviolit”. Ky park ka pritur breza të shumtë vizitorësh që nga viti 1843 dhe ka një vend të veçantë në zemrën e qytetit të Kopenhagenit. Vizitoni parqet botanike, ndër më të veçantat në botë, të cilat ndodhën afër qendrës së qytetit dhe janë të famshme për serrat historike që ndodhën aty.
Në një qytet kaq unik si Kopenhageni nuk ka sesi të mungojnë edhe kështjellat, të cilat e bëjnë vendin akoma më përrallor. Nëse shkoni atje, mos e lini pa e vizituar kështjellën “Rosenborg”, e cila është strehë e një muzeu të moçëm, në të cilin ju gjeni elemente unike që karakterizojnë kulturën dhe artin e qytetit. Një nga ushqimet më të njohura në kuzhinën daneze njihet si ‘Smorrebrod’, e cila nënkupton bukën me gjalpë. Në të vërtetë kuzhina daneze dallohet edhe për specialitete të tjera, të cilat përgatiten nga djathi, vezët dhe ushqimet e shumta të detit, ndër më të shijshmet që keni ngrënë ndonjëherë.
