Një majmun duket se po i jep frymëmarrje artificiale një majmuni tjetër femër në këtë fotografi.
Majmuni duket sikur po kërkon të risjellë në jetë majmunin tjetër. Megjithatë sipas ekspertëve të kafshëve, ai në fakt thjesht po shfrytëzon një mundësi për të pastruar majmunin femër ndërsa ajo është shtrirë.
Fotografi i botës së egër, William Steel e shkrepi fotografinë në Rezervatin e Gaborone në Botsvana.
