Lumturije Nonaj ose ndryshe një nga të paktat femra lahutare në vendin tonë ishte e ftuar për një intervistë në blogun pikepamje.com rreth të rejave më të fundit që kanë ndodhur në jetën e saj. 

Në këtë intervistë lahutarja Lumturije Nonaj rrëfeu detaje emocionuese lidhur me qëndrimin mbyllur në shtëpi për plot 4 muaj por edhe për ndryshimin e madh në statusin e saj civil duke qënë se prej pak kohësh ajo ka gjetur njeriun me të cilin do të ndajë jetën e saj dhe bëhet fjalë për Gjovalinin, bashkëshortin e Lumturijes.
Gjithashtu lahutarja foli edhe për dëshirën e saj për të qënë e angazhuar nëpër evente kulturore këtë periudhë të vështirë për këdo por në fund ajo tregoi se përse i ka dhënë fund marrëdhënjes jo vetëm shpirtërore por edhe kulturore me qytetin e saj Lezhën duke mos harruar të rrëfente faktin se u ndje e braktisur nga ai qytet.
Intervistën e plotë me Lumturije Nonaj dhe bashkëshortin e saj Gjovalinin mund ta ndiqni duke klikuar këtu.
Gjithashtu kjo intervistë do të transmetohet edhe në emisionin “Disko Radio” në orën 10 në valët 92 mhz të Radio Shkodrës.
©️ Marjo Gjini