Rubin Hebaj është zyrtarisht futbollist i Elbasanit. Klubi verdheblu ka konfirmuar afrimin e sulmuesit shkodran përmes një postimi në rrjetet sociale, duke i uruar mirëseardhjen 27-vjeçarit në prag të sezonit të ri.

Hebaj vjen pas përfundimit të aventurës së tij me Tobol në Kazakistan dhe rikthehet në futbollin shqiptar, aty ku më parë ka veshur fanellat e Vllaznisë, Partizanit dhe Teutës. Sulmuesi konsiderohet një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv të Elbasanit, skuadër që po ndërton grupin për sfidat historike në arenën europiane.

Gjatë karrierës së tij në Abissnet Superiore, Hebaj ka zhvilluar 105 ndeshje dhe ka realizuar 22 gola, ndërsa eksperienca e tij pritet t’i japë më shumë forcë dhe alternativa skuadrës së drejtuar për sezonin e ardhshëm.

Me këtë lëvizje, Elbasani vazhdon të tregojë ambicie të mëdha në merkato, teksa synon të paraqitet sa më denjësisht në ndeshjet e turit të parë të UEFA Conference League dhe në kampionatin shqiptar.