Në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër ka startuar Kampionati Kombëtar i Atletikës për moshat U-16, një aktivitet që ka mbledhur rreth 100 atletë nga 10 ekipe të ndryshme të vendit.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Izmir Smajlaj, në prononcimin e tij thekson rëndësinë që ka ky kampionat në rritjen e nivelit të sportit dhe në përgatitjen e brezit të ri të atletëve.
Ndërkohë, kryetrajneri i Vllaznisë, Albert Marashi, u ndal tek objektivat e ekipit shkodran, duke theksuar se synimi kryesor mbetet paraqitja dinjitoze dhe nxjerrja në pah e talenteve të reja që premtojnë për të ardhmen.
Garat zhvillohen në disa disiplina, duke përfshirë vrapimet, hedhjet dhe kërcimet, ndërsa ky kampionat konsiderohet një platformë e rëndësishme për evidentimin dhe zhvillimin e talenteve të reja në atletikën shqiptare.
