Inteligjenca artificiale po shihet gjithnjë e më shumë si një mundësi konkrete zhvillimi për arsimin e lartë në vend. Në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, kjo qasje po merr formë përmes përfshirjes së saj në projekte akademike dhe kërkimore.

Zëvendësrektorja e universitetit, Blerta Dragusha, thekson se inteligjenca artificiale përbën një potencial të rëndësishëm për institucionin, sidomos në drejtim të përmirësimit të cilësisë së kërkimit shkencor.

Përfshirja e inteligjencës artificiale në universitete pritet të ketë ndikim edhe në modernizimin e programeve të studimit.