Në Kinema “Republika” u prezantua në dokumentari premierë “Kolë Idromeno, urë mes perëndimit dhe lindjes” kushtuar një prej personaliteteve më të rëndësishme të artit dhe kulturës shqiptare.
Autori dhe regjisori nga Kosova, Vranin Gecaj, në fjalën e tij thekson rëndësinë e sjelljes në vëmendje të figurave si Idromeno, duke nënvizuar kontributin e tij të shumëanshëm në pikturë, fotografi dhe arkitekturë, si dhe ndikimin që vazhdon të ketë në identitetin kulturor shqiptar.
Dokumentari u mirëprit nga publiku shkodran, i cili e ndoqi me interes këtë produksion, duke e vlerësuar si një përpjekje të rëndësishme për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë artistike të vendit.
Ky realizim vjen si një homazh për Kolë Idromenon, duke rikthyer në vëmendje vlerat dhe trashëgiminë e tij, në një formë bashkëkohore.
