Pas barazimit dramatik 1-1 ndaj Dinamos në Kupën e Shqipërisë, Vllaznia rikthen fokusin te kampionati, ku në javën e 31-të të “Abissnet Superiore” do të përballet me Teutën në “Loro Boriçi”.
Në konferencën për mediat, mbrojtësi boshnjak Jasmin Celikovic u shpreh optimist për sfidën e radhës, duke theksuar se skuadra është e përqendruar për të marrë tre pikët dhe për të vijuar garën në krye të renditjes.
Ndërkohë, Java e 31-të ofron edhe përballje të tjera interesante, ku spikasin sfidat direkte mes ekipeve që luftojnë për objektiva të ndryshëm në renditje si: Elbasani-Partizani, Flamurtari-Vora, Bylis-Dinamo dhe Tirana-Egnatia.
